“Sherr” në Kuvendin e Kosovës! Përplasje të forta mes opozitës dhe qeverisë për përgjimet Kusari-Radojçiç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti i Kosovës është përfshirë nga episode dhune ditën e sotme, për shkak të publikimit të audio-përgjimit mes Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radojiçiç.

Ndërkohë që Kusari justifikohej duke thënë se audio përgjimi ishte i montuar, ish-deputeti i LVV, Abazi vendosi shiritin me mbishkrimin rrezik.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se tashmë është e qartë se Radojiçiç së bashku me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes shefes së këtij grupi kanë përcaktuar pagën minimale për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se koordinimi me Milan Radojiçiç është fatkeqësi për Kosovën.

Ndërsa ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se vendi po udhëhiqet nga një spiun i Serbisë, duke iu referuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Partitë opozitare lëshuan sallën plenare në momentin kur dështoi kalimi i mocionit për debat parlamentar për përgjimet në të cilat është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish nënkryetari i Listës Serbe, terroristi, Milan Radoiçiç.

Share This Article