Sherr në një qendër votimi në Fushë-Krujë, ndërhyn policia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një qendër votimi në Fushë-Krujë ka patur një konflikt mes një qytetari dhe një anëtari të komisionit.

“Shërbimet e Policisë, menjëherë pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit. Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij”, lexohet në njoftimin e policisë.

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

Share This Article