Show - Biz
Sherri dhe përballja në gjykatë për vajzën/ “Do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt”, çfarë po ndodh mes Rudina Dembacajt dhe ish-burrit
Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka folur së fundmi rreth pretendimeve të bashkëshortit të saj se nuk takohet me vajzën e tij, duke u shprehur se gjithçka është një “show” dhe se do që të përfitojë nga fama e saj. Sipas pretendimeve të ngritura, Aleksandri nuk e takon vajzën e tij shpesh dhe shkak për këtë është Rudina, e cila mesa duket nuk dëshiron që Viktoria të takojë të atin. Disa muaj më parë, Aleksandri pretendoi se kishte një vit pa e takuar vajzën e tij, ndërsa Rudina në atë kohë u betua se nuk e ka ndaluar kurrë vajzën të takohet me babain e saj. Në korrikun e këtij viti, Aleksandri bëri një postim në profilin e tij të “Instagram”- it, duke treguar se pas shumë kohësh, më në fund kishte pasur mundësinë të takonte vajzën e tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi, e pyetur në lidhje me pretendimet e bashkëshortit të saj, Rudina është shprehur: “Unë nuk kam absolutisht aspak problem tashmë kur njerëzit kërkojnë vëmendje dhe famë, t’i injoroj. Patjetër që e drejta është shumë e thjeshtë për t’u gjendur dhe do e gjejmë të drejtën se kush mendon që i ka rënë në qaf njëri-tjetrit apo çdo njeri që shënjestron dikë.
Është e rëndësishme që të ketë tentuar ta zgjidhë njëherë përtej portaleve. Nëse unë dal sot dhe bëj ‘show’. E di çfarë më kujton kjo situatë, ishte një blogere e huaj në rrjetet sociale që jepte këshilla për fëmijët dhe ndërkohë fëmijët e vet i abuzonte, i linte pa ngrënë etj. Pra, me pak fjalë çfarë shfaqim ne dhe çfarë bëjmë në realitet është shumë relative”. Aktorja e njohur është pyetur gjithashtu nëse ndihet keq për këtë situatë të krijuar, kur njerëzit duan të përfitojnë nga fama e saj.
“Të them të drejtën, unë dua të shoh anët pozitive. Mua më vjen jashtëzakonisht mirë që kam një fëmijë të shëndetshëm, të lumtur, që kalojmë shumë kohë bashkë. Patjetër që ka shumë problematika në rritjen e një fëmije, por sot unë ia kam dalë që me ndihmën e shumë profesionistëve, Viktoria të jetë një fëmijë i qetë dhe nuk dua që në rrjetet apo në tituj të qarkullojnë lajme se si Viktoria e ka kaluar këtë”, shton aktorja. Ndërkohë vetëm pak kohë më parë, Rudina foli edhe për marrëdhënien që ka me fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku. Duke u shprehur se ka një familje të madhe e të lumtur, ajo zbuloi më shumë detaje.
“Në fakt, mua më thërrasin ‘crazy mama’ se thellëthellë jam pak e çmendur. Më pëlqen të dal gjatë gjithë kohës nga rutina dhe të ndryshoj atmosferën në shtëpi. S’dua të jemi çdo të diel njësoj. Nëse do ruajmë të njëjtën traditë dhe për të dielat, do të bëheshim shumë të mërzitshëm”, tregoi ajo. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, Aleksandri ka treguar se vajza e tij jeton me të ëmën dhe familjen e saj të re dhe se që prej një viti nuk e ka takuar atë. Kjo nuk është hera e parë që ai poston foto me vajzën e tij, kujtime të vjetra.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”, ka shkruar ish-bashkëshorti i Rudinës në “Instagram” krahas një fotoje me të bijën. Për këtë, Rudina ka bërë një reagim publik, ku shprehet: “Unë di të të them që nga ana ime, nuk është penguar dhe nuk do të pengohet kurrë që fëmija im të takojë prindin e vet. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe për këtë të betohem për kokën e saj”, thotë Rudina në një video në “Instagram”, pasi një ndjekës i bën pyetjen nëse është e vërtetë që vajza nuk takon të atin.





Albania
Mafia shqiptare është aleate e karteleve rivale më të mëdha në Meksikë
Nga Victor Manuel Sanchez Valdes
Njoftimi i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj familjes Hysa – e cila është me shtetësi meksikane, por me origjinë shqiptare – për akuzën e pastrimit të parave në favor të fraksionit “Mayiza” të Kartelit të Sinaloas, i shtohet një liste të gjatë lajmesh që lidhin kartelet meksikanë me klane kriminale me origjinë shqiptare dhe ngre pyetjen: pse është bërë kaq e zakonshme lidhja mes organizatave të krimit të organizuar të Meksikës dhe Shqipërisë?
Në Meksikë dihet pak për mafien shqiptare, por ajo është shumë e rëndësishme në nivel ndërkombëtar, pasi, së bashku me ’Ndrangheta-n italiane, përbëjnë dy mafiet që kontrollojnë trafikun e drogës në Evropë dhe, për rrjedhojë, janë ndër aleatët kryesorë ndërkombëtarë të Kartelit të Sinaloas dhe Kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG). Përveç Evropës, ajo ka prani edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi, përmes emigrantëve me origjinë shqiptare të vendosur në këto vende.
Në fund të viteve ’80, si mafia shqiptare, ashtu edhe ’Ndrangheta ishin relativisht të vogla krahasuar me organizata të tjera kriminale, por nga vitet ’90 nisën të rriten falë dy faktorëve kryesorë. I pari ishte dobësimi i mafieve me ndikim të madh për shkak të ndjekjes penale nga qeveritë evropiane, si mafia siciliane (Cosa Nostra), Camorra napolitane, mafia ruse, mafia galiciane apo Union Corse. Në të gjitha këto raste, autoritetet gjetën anëtarë të gatshëm të spiunonin bashkëpunëtorët e tyre, gjë që lejoi ndjekjen penale të shumë udhëheqësve dhe i bëri këto grupe partnerë më pak të besueshme për kartelet meksikanë apo kolumbianë.
Ndërsa “spiunët” dobësonin këto mafie, kartelet meksikanë dhe kolumbianë gjetën te mafia shqiptare dhe ’Ndrangheta aleatët e duhur, pasi në të dy rastet bëhet fjalë për grupe kriminale të përbëra vetëm nga persona me lidhje të drejtpërdrejta familjare – prindër, fëmijë, vëllezër, motra, xhaxhallarë e nipër – çka ul ndjeshëm rrezikun e tradhtisë, pasi lidhja e gjakut është vendimtare.
Faktori i dytë është se, në një kohë të shkurtër, falë diasporës së emigrantëve nga Shqipëria dhe Kalabria (rajon në jug të Italisë, prej nga e ka origjinën ’Ndrangheta dhe që karakterizohet nga të ardhura më të ulëta se pjesa tjetër e vendit), ata arritën të vendosin prani pothuajse në të gjitha vendet e Evropës, veçanërisht në porte, qendra të mëdha financiare, kryeqytete me popullsi të madhe dhe zona me rritje të shpejtë ekonomike.
Për shembull, mafia shqiptare ka prani në qytete shumë të rëndësishme si Londra, Berlini, Parisi, Stokholmi, Stambolli, Nju Jorku, Sidnej, Toronto, Madridi apo Roma, si dhe në porte me trafik të lartë tregtar në Evropë, si Hamburgu në Gjermani, Algeciras dhe Valencia në Spanjë, Antverpeni në Belgjikë dhe Roterdami në Holandë.
Duke qenë se portet janë pika kryesore e hyrjes së drogave si kokaina dhe fentanili në Evropë, dhe mafia shqiptare është ajo që është më e infiltruar në këto pika, ajo bëhet një aleate kyçe për organizata si Karteli i Sinaloas apo CJNG.
Por përveç këtyre dy arsyeve, ekziston edhe një e tretë që e dallon mafien shqiptare: përveç rolit kyç në trafikun e drogës, ajo u ofron organizatave meksikane edhe qasje në një rrjet shumë të gjerë pastrimi parash në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës, si Kina.
Shqiptarët investojnë në projekte imobiliare luksoze në të gjithë Evropën; janë pronarë kazinosh, hotelesh, qendrash turistike, spa-sh dhe restorantesh, por gjithashtu kanë krijuar aleanca me kinezë dhe turq për interesa në biznese të vogla me produkte të lira dhe pirateri në qytete të ndryshme.
Po ashtu, janë identifikuar operacione të tyre në qendrat kryesore financiare të Evropës, si Cyrihu, Gjeneva, Frankfurti apo Londra, si dhe blerje kriptomonedhash, përdorimi i platformave të lojërave elektronike apo mashtrime masive përmes mjeteve digjitale.
Në përmbledhje, mafia shqiptare është bërë një partnere shumë e vlefshme për kartelet meksikanë sepse është një nga blerëset më të mëdha të drogës, ka një rrjet të gjerë shpërndarjeje në Evropë dhe vende të tjera, ofron shërbime tepër të rëndësishme si pastrimi i parave dhe madje mund të sigurojë edhe armë të rënda.
Kjo bën të mundur që i njëjti klan shqiptar të ketë marrëdhënie biznesi me kartele armike mes tyre, si Karteli i Sinaloas dhe CJNG, sepse kostoja e prishjes së marrëdhënies është më e lartë sesa tolerimi i mungesës së ekskluzivitetit.
Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se, ndryshe nga Karteli i Sinaloas apo CJNG, mafia shqiptare nuk është një organizatë e vetme, por shumë të pavarura: çdo klan familjar funksionon si një bandë më vete, me portofolin e vet të bizneseve. Ndryshe nga organizatat kriminale meksikane, të cilat shpesh përplasen dhe konkurrojnë dhunshëm, shqiptarët rrallë përfshihen në konflikte të dhunshme dhe shumicën e kohës bashkëpunojnë mes tyre dhe ndajnë fitimet.
Për këtë arsye nuk është aspak çudi që familja Hysa, e vendosur në Meksikë, dhe që qeveria amerikane e lidh me fraksionin Mayiza, të shërbejë si urë lidhëse me klanet e mëdha evropiane dhe që, përveç pastrimit të parave përmes kazinove, të ofrojë qasje në një katalog shumë të gjerë investimesh në Evropë, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë për t’u zbuluar nga autoritetet meksikane. Pikërisht për këtë arsye, prej vitesh marrëdhënia mes organizatave shqiptare dhe atyre meksikane është intensifikuar.
NoroEste.com.mx
Bota
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë
Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë, në aeroportin ndërkombëtar Neëark Liberty në New Jersey.
Sipas Departamentit të Shëndetësisë të New Jersey-t (NJDOH), një person i infektuar, jo rezident i këtij shteti, ka udhëtuar nëpër terminalet B dhe C më 19 dhjetor, mes orës 07:00 dhe 19:00, gjatë kulmit të udhëtimeve festive.

Zyrtarët paralajmërojnë se vendndodhja e saktë e personit nuk dihet, ndërsa po kryhet gjurmimi i kontakteve. Personat e ekspozuar mund të shfaqin simptoma deri më 2 janar 2026. Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe skuqje të lëkurës, ndërsa mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumonia dhe encefaliti.
Sipas CDC-së, në SHBA janë regjistruar mbi 2000 raste fruthi gjatë vitit 2025 dhe tre viktima, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1992.
Ekspertët fajësojnë rënien e normave të vaksinimit, duke theksuar se vaksina MMR mbetet mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të kontaktojnë mjekun para çdo vizite shëndetësore në rast dyshimi për ekspozim.
Popular
Veshjet sintetike mund të ndikojnë në shëndetin riprodhues të grave dhe burrave
Ndërsa provat e drejtpërdrejta dhe përfundimtare që lidhin vetëm veshjet prej poliesteri me infertilitetin njerëzor janë të kufizuara, hulumtimet sugjerojnë se pëlhurat sintetike si poliesteri (i zakonshëm në veshjet sportive) mund të përmbajnë kimikate që prishin sistemin endokrin (EDC) që ndikon në shëndetin riprodhues, sipas “National Institutes of Health” – agjencia kombëtare e kërkimit mjekësor në SHBA.
Kimikatet nga plastika dhe pëlhurat mund të thithen përmes lëkurës, veçanërisht me djersën, duke hyrë potencialisht në qarkullimin e gjakut.
Ato ndërhyjnë në prodhimin dhe funksionin e hormoneve, të lidhura me një kohë më të gjatë deri në shtatzëni dhe rezultate të dobëta riprodhuese.
Vetë poliesteri mund të mos jetë fajtori i vetëm, por kimikatet e përdorura në prodhimin dhe trajtimin e tij, veçanërisht në veshjet sportive, janë një shqetësim i rëndësishëm për çrregullimet endokrine dhe pjellorinë tek burrat dhe gratë.
Poliesteri, një nga materialet më të zakonshme të veshjeve në botë, mund të mbartë rreziqe të fshehura shëndetësore përtej ndikimit të tij mjedisor.
I prodhuar nga plastika me bazë nafte, poliesteri shpesh përmban kimikate si ftalate – komponime të lidhura me çrregullime të sistemit endokrin.
Kur vishet direkt në lëkurë, këto kimikate mund të depërtojnë në trup, duke ngritur shqetësime në lidhje me ekspozimin afatgjatë.
Përveç kësaj, është edhe çështja e derdhjes së mikroplastikës: çdo larje lëshon fibra të vogla plastike në sistemin e ujit, duke kontribuar në ndotjen e përhapur në oqeane dhe zinxhirët ushqimorë.
Përtej shqetësimeve rreth kimikateve, hulumtimet e hershme sugjerojnë se poliesteri mund të ndikojë në pjellorinë njerëzore përmes efekteve elektrostatike dhe biologjike.
Studimet e kryera te kafshët, veçanërisht te qentë, kanë treguar ulje të pjellorisë së lidhur me kontaktin e zgjatur me veshjet e poliestrës.
Pëlhura sintetike mund të gjenerojë fusha elektrostatike të vazhdueshme, dhe megjithëse ndikimi i plotë biologjik i kësaj është ende duke u studiuar, gjetjet paraprake ngrenë pyetje të rëndësishme.
Ndërsa poliesteri vazhdon të dominojë gardërobën globale, nevojiten urgjentisht kërkime më të thella për të kuptuar shkallën e plotë të ndikimit të tij në shëndetin e njeriut.
-
Albania18 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK17 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports17 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania18 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK1 day agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
