Sherri mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë/ Shoqërohen 106 persona, 8 në pranga dhe 20 nën hetim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

106 tifozë të ekipeve të futbollit “KF Tirana” dhe “KF Vllaznia” janë shoqëruar në polici pasi u konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan autobusët me të cilët udhëtonin në Rrugën e Kombit.

Prej tyre, 8 tifozë janë arrestuar ndërsa janë proceduar penalisht 20 të tjerë.

Në pranga ranë: K. X., 20 vjeç, K. Z.,18 vjeç, R. M., 18 vjeç, I. A., 18 vjeç, K. D., 38 vjeç, R. L., 18 vjeç, F. K., 18 vjeç dhe F. Sh., 20 vjeç.

Ndërkaq, tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.”

Share This Article