Sherri në ish-Bllok, arrestohet në Rinas 26-vjeçari në kërkim, goditi për vdekje 46-vjeçarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Tiranës ka arrestuar 26-vjeçarin Henri Gjapi të shpallur në kërkim për vrasje.

Më 31 mars në zonën e ish-Bllokut, Gjapi u konfliktua me një 46-vjeçar. Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ndërroi jetë disa ditë më pas në spital.

Henri Gjata po hynte në Shqipëri nga Aeroporti i Rinasit në momentin që është vënë në pranga.

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë

Share This Article