Shesheli djeg flamujt e NATO-s dhe BE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, i ka djegur sot në Beograd flamujt e NATO-s dhe Bashkimit Evropian si pjesë e një proteste që u mbajt të dielën.

Njëzet vjet pas intervenimit të NATO-s kundër Serbisë, në Beograd janë organizuar aktivitete të ndryshme për t’i përkujtuar viktimat serbe të këtyre bombardimeve. Ndonëse në Kosovë shënohet si fillim i lirisë, ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Serbi po vlerësohet si agresion.

Anëtarët e partisë ultranacionaliste të Sheshelit, Partisë Radikale Serbe, u grumbulluan të dielën në Beograd për ta shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, të cilat filluan më 24 mars të vitit 1999.

Për më tepër, pritet që zyrtarët e lartë serbë të marrin pjesë në një ceremoni përkujtuese në një qytet jugor të Serbisë, shkruan “Fox News”

Share This Article