Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, procedohet penalisht 46-vjeçarja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ka proceduar penalisht një 46-vjeçare pasi shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur.

Sipas policisë, 46-vjeçarja kishte nxjerrë për të lypur fëmijët e saj të mitur në bulevardin “Nënë Tereza”. Ndërsa thekson se do të vijojë kontrollet në të gjithë kryeqytetin.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen V. K., 46 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Kjo shtetase është konstatuar në bulevardin “Nënë Tereza”, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur në bulevardin “Nënë Tereza”, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 (Policia) dhe Alo 116-111 (Linja e Këshillimit për Fëmijët).   

Gjithashtu  Policia apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.

Share This Article