Shi i rrëmbyeshëm në Prishtinë, policia i del në ndihmë qytetares në Rrugën B

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prishtina është përfshirë nga breshëri e shiu i rrëmbyeshëm pasditën e së enjtes.

Në disa rrugë të kryeqytetit, si pasojë e bllokimit të pusetave është krijuar grumbullim i ujit.

Një lexues i Telegrafit ka dërguar video ku shihent vërshimi i Rrugës “B”, në lagjen Mati 1.

Policia rrugore kanë dalë në ndihmë qytetarëve, duke iu ndihmuar për ta kaluar rrugën.

Ndërkaq, sipas Prishtina Weather, të premten parashikohet mot kryesisht me diell. Orëve të pasdites mundësi për rrebeshe e bubullima.

Fillimisht frynë erëra veriore të lehta dhe mesatare 3-10m/s, e nga dita e mërkurë nga juglindja.

Shtypja atmosferike luhatet ndërmjet vlerave mesatare.

Share This Article