Shifrat nuk gënjejnë, Jude Bellingham lojtari më i shtrenjtë në botë, arrin Mbappe dhe Haaland

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Renditja e lojtarëve më të vlefshëm në botë ka një lider të ri. Mesfushori i Real Madridit, Bellingham është tashmë futbollisti më i shtrenjtë në planet, së bashku me Erling Haaland të Manchester Cityt dhe Kylian Mbappé të PSG-së.

Britaniku pati një nisje të jashtëzakonshme të sezonit në skuadrën Merengue pas nënshkrimit të tij nga Borussia Dortmund për 103 milionë euro. Deri më tani, ai ka grumbulluar 17 gola dhe 5 asiste në vetëm 21 ndeshje, gjë që i ka dhënë atij një rritje në vlerë, duke kaluar nga 120 në 180 milionë euro, po aq sa norvegjezi Haaland dhe francezi Mbappe, sipas Transfermarkt.

Vetëm 20 vjeçar, Bellingham është gjithashtu lojtari i dytë më i vlefshëm i të gjitha kohërave, i tejkaluar vetëm nga Mbappe, pasi në moshën 19-vjeçare ishte kampion bote në Rusi 2018 dhe vlera e tij kapi shifrën e 200 milionë euro-ve.

Bellingham është një nga lojtarët më premtues për të ardhmen. Me shumë mundësi, futbollisti do të qëndrojë gjatë te Los Blancos, me këta të fundit që vështirë se do heqin dorë nga shërbimet e tij.

Share This Article