Dalin pamje nga arsenali i armëve që u gjet sot gjatë kontrollit në manastir në Banjskë të Zveçanit, të cilin e kishin në posedim grupi terrorit prej 30 vetash.
Policia njoftoi se grupet terroriste kanë pasur sasi të madhe të armatimit.
Mëngjesin e së dielës së 24 shatorit në një sulm terroristë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe janë plagosur dy të tjerë.
Pas këtij rasti policia ka ndërmarrë një operacion ku si rezultat kanë mbetur të vrarë 3 nga sulmuesit dy të tjerë janë plagosur.
Në afërsi janë arrestuar edhe 4 persona të dyshimtë të cilëve i janë gjetur disa radiolidhje. Të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orësh.