Shihni pritje spektakolare që ka bërë portieri i Mainzit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Borussias M’Gladbach dhe Mainz ndanë pikët në “Borussia Park” në javen e 28-të të Bundesligës, duke barazuar 1:1 dhe humbjen në shtëpi e evitoi portieri fenomenal Yann Sommer.

Portieri me përvojë bëri mrekulli në portën e Borussias, duke konfirmuar kështu formën e tij të shkëlqyer për klubin gjerman, por edhe për përfaqësuesen e Zvicrës.

Borussia kaloi në epërsi nga minuta e 33-të me golin e Embolos, po ashtu sulmues zviceran, ndërsa Sommer nga ana tjetër pati një pritje fantastike në pjesën e dytë.

Ai u mposht nga Onisiëo në minutën e 73-të, pasi kishte shpëtuar dy herë më parë skuadrën e tij.

Gjithashtu, një minutë para përfundimit të ndeshjes, ai reagoi dy herë në mënyrë refleksive në një situatë ku të gjithë menduan se topi ka përfunduar në rrjetë, kështu që mbeti 1:1 përfundimtar.

Borussia aktualisht është në vendin e 12-të në Bundesligë, ndërsa Mainz në vendin e 10-të.

Share This Article