Shijak/ Sekuestrohen armë, municion dhe kokainë! Arrestohet 59-vjeçari

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 59-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta si dhe lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i shtetasit me iniciale Sh. V., banues në Shijak, u bë në kuadër të operacionit të koduar “River”, i organizuar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 59-vjeçari merrej me trafikimin e armëve me qëllim shitjen e tyre në zonën e Shijakut.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

  1. 2 armë zjarri pistoleta me krehra me fishekë;
  2. 3 armë gjahu;
  3. municion luftarak të kalibrave të ndryshëm dhe pjesë armësh;
  4. 3 palë dylbi (një e përshtatur për armë);
  5. 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika);
  6. 24 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë;
  7. 1 peshore elektronike dhe 6 telefona celularë.

Ndaj 59-vjeçarit rëndojnë disa vepra penale, përfshirë “Trafikimin e armëve dhe të municionit”, “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve”, “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve” si dhe “Mbajtjen pa leje të armëve të ftohta”.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Share This Article