Shiste drogë në lokalin e tij, vihet në pranga 36-vjeçari në Elbasan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike në lokalin e tij dhe në zona të tjera të qytetit.

Në pranga ka rënë 36-vjeçari i identifikuar si A.S ndaj të cilit gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën “arrest me burg” në vitin 2021 pasi u zbulua se shiste drogë në lokalin e tij në qytetin e Elbasanit. Gjithshtu, 36-vjeçari akuzohet për të njëjtën vepër penale në kuadër të një tjetër operacioni antidrogë të koduar “Rrjeti” në qershor të këtij viti.

Share This Article