Shitet për çmim rekord fanella ikonike e Maradonës te “Dora e Zotit”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bluza e veshur nga Diego Maradona në golin ikonik “Dora e Zotit” është shitur në ankandin e Londrës për miliona paund.

Oferta e vetme prej 4 milionë funtesh u mor në ditën e parë të ankandit në internet.

Origjinaliteti i saj është vënë në diskutim nga familjarët e Maradonës, me vajzën e tij që pretendon se nuk është fanella e përdorur në duelin kundër Anglisë. Mesfushori i Anglisë, Steve Hodge, mori fanellën e Maradonës pas ndeshjes e nxori në ankand pas 19 vitesh ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Futbollit të Anglisë.

Që pas vdekjes nga arresti kardiak në nëntor 2020, familja e Maradonës është përfshirë në një sërë skandalesh dhe betejash gjyqësore në lidhje me trashëgiminë e tij. Ish-sulmuesi i Napolit dhe Boca Juniors konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është një hero për miliona njerëz në mbarë botën, dhe veçanërisht në Argjentinë.

Share This Article