Shitja e makinave në BE pëson rënie rekorde

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shitja e makinave të reja në Bashkimin Evropian ka rënë për 76.3 për qind në muajin prill, për shkak të kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve tha të martën se rreth 270,000 makina të reja janë regjistruar muajin e kaluar, krahasuar me 1.14 milion në prill të vitit 2019.

“Muaji i parë i plotë me kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka rezultuar me rënien më të madhe mujore të kërkesave, prejse kanë nisur regjistrimet”, tha Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve.

Në mars, shitjet kanë rënë për 55.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sektori i makinave ka qenë një nga më të prekurit nga pandemia e koronavirusit, pasi izolimi ka zvogëluar kërkesën e konsumatorit dhe ka detyruar mbylljen e dyqaneve dhe fabrikave të automjeteve në të gjithë Evropën.

Në Itali dhe Spanjë – dy vendet që kanë ndërmarrë disa nga masat më të rrepta për kontrollimin e koronavirusit – shitjet kanë rënë pothuajse në zero.

Share This Article