Shitja e veturave të reja në Britani bie për 97 për qind

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shitja e veturave të reja në Britaninë e Madhe shënoi rënie prej 97 për qind gjatë prillit. Ky ishte niveli më i ulët i shitjeve që nga shkurti i vitit 1946. Shifra e tmerrshme erdhi si pasojë e mbylljes së fabrikave dhe dyqaneve të veturave shkaku i pandemisë.

Bllokimi i shitjes së veturave të reja e shton edhe më shumë trysninë ndaj ekonomisë britanike, e cila është në rrugë për t’u tkurrur për 7 për qind gjatë çerekut të dytë të vitit shkaku i rënies së aktivitetit ekonomik.

Masat kufizuese kanë qenë në fuqi në mbarë Evropën që nga mesi i marsit, duke ndikuar në mbylljen e kompanive dhe kufizimin e lëvizjes së njerëzve. Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet që gjatë kësaj jave të japë hollësi për lehtësimin e masave, që pritet të bëhet me ritëm të ngadalshëm.

Në janar, ishte parashikuar se në Britani do të shiteshin 2.25 milionë vetura të reja gjatë tërë vitit, por tash ky parashikim është zbritur në 1.68 milion, pasi gjatë prillit u shitën vetëm 4,321 vetura të reja.

Industria e veturave është eksportuesja më e madhe e mallrave britanike. Ajo përballet me një humbje prej 8 miliardë funteve shkaku i pandemisë, shkruan “Reuters”.

Share This Article