Shitja e votës, Arlind Qori-qytetarëve: Mos e merrni 50 mijë lekëshin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, është shprehur se duhet bërë më shumë punë për të bindur qytetarët, sidomos të varfrit, për të mos e shitur votën.

Komentet Qori i bëri në Euronews Albania, ku tha se qytetarët duhen bindur që nëse marrin 50-mijë lekëshin e shitjes së votës, do u dalë për hundësh.

Ai tha gjithashtu se duhet që edhe institucionet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, për të penguar shit-blerjen e votës, gjë që sipas tij, deri më tani nuk e kanë bërë.

“Për aq sa mund të ketë në dorë një parti politike, ne po merremi seriozisht siç jemi marrë në zgjedhjet e kaluara lokale. Sot kemi mundësi të bindim akoma më shumë qytetarë për të na votuar. Çdo qytetar që shet votën, unë e shoh edhe si një lloj dështimi personal.

Kemi qenë jo bindës mjaftueshëm për t’i thënë që mos e merr atë 50 mijë lekëshin, sepse do të dalë prej hundësh. Është detyrë e jona që t’i bindim qytetarët, sidomos njerëzit e varfër që të mos e shesin votën. Por duhet që edhe institucionet e drejtësisë të dënojnë ata që blejnë vota. Ata nuk e kanë bërë punën përderisa vota shitet dhe blihet rëndom.

Shit-blerja e votës ndodh në errësirën e marrëdhënieve private, vjen tjetri në shtëpi dhe aty shitet dhe blihet vota. Ne në 2025 do të kemi vëzhguesit tanë, për të denoncuar çdokënd”, tha Qori.

Share This Article