Shitje rekord, 20 milionë euro një tablo e Nicolas de Staël

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tablo monumentale e piktorit francez me origjinë ruse,  Nicolas de Staël u vlerësua sot në mbrëmje me 20 milionë euro nga një blerës privat europian, gjatë një ankandi të zhvilluar në Paris nga shtëpia e ankandeve Christie’s, një rekord për artistin.

“Parku i Princërve “, që daton që prej vitit 1952 ishte vlerësuar mes 18 dhe 25 milionë eurove dhe ishte nxjerrë në treg për herë të parë.

Shuma e ofruar për këtë vepër prej 2,5 metrash përbën pothuajse dyfishin e rekordit të mëparshëm të Nicolas de Staël, i lindur në Shën Petërburg, që ishte 12,1 milionë dollarë (11 milionë euro) për veprën “Nu debout”, vlerësuar nga Christie’s në Nju Jork në vitin 2018.

Sipas Christies’s, kjo pikturë përbën majën e artit të Nicolas de Staël, si dhe një moment vendimtar të historisë së artit perëndimor pas lufte./ATSH/

Share This Article