ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë 4 hours ago
Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni? 4 hours ago
Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video) 4 hours ago
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë 4 hours ago
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shiu i fundjavës në Shqipëri e ka vlerën 20 milionë euro

albnews by albnews
21 September, 2022
in Albania
0
Shiu i fundjavës në Shqipëri e ka vlerën 20 milionë euro
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përpos përmbytjeve dhe dëmeve të tjera që shkaktuan reshjet e fundjavës, ato ndikuan edhe në rritjen e nivelit në Kaskadën e Drinit. Si rrjedhojë, Shqipëria kurseu rreth 20 milionë euro dhe sot ka mundësinë të depozitojë edhe një sasi të vogël energjie në Kosovë.

Thënë thjesht, reshjet e dendura të fundjavës mbushën hidrocentralet dhe kursyen shumë para, që në të kundërt do të ishin shpenzuar për importe. Kjo vlerë llogaritet në miliona euro, me çmimet aktuale të tregut.

RelatedPosts

Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë. Emrat e të përgjuarve!

Pse duhet të protestojnë shqiptarët më 22 dhjetor ?

U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Niveli i digës matet në lartësinë mbi nivelin e detit, por thelbi është se sa më shumë ujë në liqene, aq edhe më shumë energji në dispozicion, e quajtur rezervë. Rezerva energjetike në datën 14 Shtator ishte 435 GWh, apo gati sa 1 muaj konsum. Pas shirave intensivë të fundjavës, kjo rezervë shkoi në rreth 485 GWh, ndërsa sot është rreth 471 GWh.

Gjatë ditëve të fundit, çmimi i energjisë në bursën hungareze ishte mesatarisht 390 euro për njësi. Në kaskadën e Drinit brenda pak ditësh u shtuan 50 GWh, pa llogaritur pjesën që shkoi për të prodhuar energji elektrike. Në total, shiu i dhuroi Shqipërisë mbi 20 milionë euro.

Sot, KESH po prodhon të gjithë energjinë e kërkuar për konsum në vend, pa nevojë për import, ndërsa po depozitohen në Kosovë edhe 560 MWh, sasi e barabartë me 1 orë konsum në vendin fqinj, që vuan nga ndërprerjet e energjisë.

Por, duke filluar nga 21 Shtatori deri në fillim të javës së ardhshme, KESH do të shfrytëzojë energjinë e blerë në ankand ditën e hënë. Kjo për t’i dhënë edhe një frymëmarrje më të madhe kaskadës, në pritje të reshjeve të radhës.

Për këto 5 ditë energji, kompania shpenzoi 10,2 milionë euro, duke blerë me një çmim mesatar prej 435 eurosh për megavatorë./A2 CNN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë

MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë

21 December, 2025
Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni?

Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni?

21 December, 2025
Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

21 December, 2025
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result