Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë pëlqehet nga gjiganti ukrainas.
Ardian Ismajli po bind secilën herë me paraqitjet e mira te skuadra e Hajdukut të Splitit në Kroaci.
Për ish-reprezentuesin e Kosovës U-21 dhe tani të kombëtares së Shqipërisë, së fundmi ka shprehur interesim Shakhtar Donetsk.
Në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Lokomotivës, Ismajli është ndjekur në stadiumin “Plodjud” nga skautë të klubeve të ndryshme ku mbi të gjitha spikasin ata të gjigantëve ukrainas.
Nëse vazhdon me këto ritme në verë 22-vjeçari Ardian Ismajli mund të marrë një ofertë zyrtare nga Shakthari dhe mund të transferohet në Ukrainë.