Shkak lufta, shtyhet paafat sfida Kosovë-Izrael

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tashmë gjithccka është zyrtare, përvecc sfidës Izrael-Zvicër do të shtyhet dhe përballja tjetër e grupit I, mes Izraelit dhe Kosovës e programuar fillimisht të luhej pasditen e 15 tetorit, në mitikun e Prishtinës, “Fadil Vokrri”.

Vendimi është bërë publik, nga Presidenti i Federatës Izraelite të Futbollit, Mozhe Zuarezh, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se momentalisht në Izrael asnjëri nuk e ka mendjen te futbollit, për shkak të situatës së tensionuar.

“Ne presim të përcaktojmë një datë të re për zhvillimin e ndeshjes, por është e sigurt që nuk do të ndodhë tani afër. Në këtë moment, asnjë në Izrael nuk e ka mendjen te futbollit. Situata në vendin tonë është katastrofike dhe shpresojmë që gjithçka të marrë fund së shpejti”, – u shpreh për mediat “numri 1” i Federatës Izraelit të Futbollit.

Ndërkaq, kujtojmë se që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, tensionet janë rritur goxha në Rripin e Gazës, që kur grupi i Hamas lëshoi mbi 5000 rraketa mbi Izrael.

Share This Article