Shkaku i stuhisë, shkon në 34 numri i të vdekurve në New York

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një stuhi e fuqishme dimërore që goditi Amerikën e Veriut ka shtuar numrin e të vdekurve në shtetin amerikan të New Yorkut.

Të paktën 34 njerëz kanë vdekur në Erie County, i cili përfshin qytetin e Buffalo-s, tha të mërkurën ekzekutivi i qarkut, Mark Poloncarz.

“Është një stuhi e tmerrshme që ka shkaktuar shumë vdekje”, tha Poloncarz.

Autoritetet janë ende duke u përpjekur për të identifikuar tre viktimat e reja, raporton bbc.

Stuhia që përfshiu SHBA-në gjatë fundjavës së festave ka vrarë të paktën 60 persona në tetë shtete të SHBA-së.

Ndryshe, tani ka më shumë viktima në qarkun Erie sesa gjatë stuhisë famëkeqe në Buffalo në vitin 1977. Njëzet e nëntë njerëz vdiqën në atë stuhi, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Share This Article