Shkarkimi i guvernatorit Cuomo për ngacmim seksual, 6 në 10 njujorkezë thirrje për shkarkim

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Guvernatori i New Yorkut është drejt dorëheqjes. Presidenti amerikan dhe 70 % e njujorkezëve i kërkojnë dorëheqjen si pasojë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

Vetëm një vit më parë Cuomo do të cilësohej në medie një yll në ngjitje në politikën amerikane, sot, pas këtyre akuzave, vetëm 7 përqind e të anketuarve e mbështesin në publikun amerikan.

Ka qenë vetë presidenti amerikan Joe Biden që i ka kërkuar dorëheqjen guvernatorit demokrat Andrew Cuomo pas akuzave për ngacmim seksual.

Por edhe opinion publik ka reaguar njëzëri duke kërkuar largimin e guvernatorit. Në një anketim të kryer, 6 në 10 njujorkezë kërkojnë largimin e Cuomos.

Sipas qytetarëve amerikanë, Cuomo po e mbante pushtetin në mënyrë sfiduese, pavarësisht thirrjeve të shumta nga qytetarët dhe politika që ai të jap dorëheqjen.

Janë vetëm 7 përqind ata që thonë se guvernatori nuk bëri ndonjë gjë të keqe, ndërsa shtatëdhjetë përqind e cilësojnë jo vetëm joetike, por edhe të kundraligjshme, vepër penale.

Nëse zgjedhjet për guvernator do të mbaheshin sot, Cuomo humb në një shumicë dërrmuese, ndaj edhe për të mos mbajtur peshë politike, vetë demokratët ka kohë që e kanë braktisur Cuomon.

Vetëm një vit më parë, guvernatori i New Yorkut do të ishte ylli në ngjitje në politikën amerikane. Madje, kishte editoriale ku e vlerësonin si figura e duhur demokrate për president.

Botoi një libër për përballjen dhe menaxhimin e pandemisë në New York, pati përballje të forta me ish-presidentin Trump, por mjaftuan këto akuza që karriera e tij të merrte të tatëpjetën.

Do të ishte një hetim i prokurorisë së New Yorkut që do të dilte në përfundimin se Cuomo ka ngacmuar seksualisht gratë në vendin e punës.

Vetë kryeprokurorja Leticia James i cilësoi heroina ato 11 gra që folën hapur për ngacmimet që kishin pësuar nga guvernatori Cuomo.

Lëvizja MeToo është një formë e strukturuar proteste kundër ngacmimeve seksuale nëpër botë, që në Amerikë ka sjellë që shumë persona që kanë abuzuar me postet e tyre, ndër të cilët Harvey Weinstein në Holywood, të marrin përgjigjen e merituar nga publiku dhe drejtësia.

Share This Article