Shkarkimi i Metës, Berisha: Akti i Ramës puçist dhe destabilizues

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nismën e Partisë Socialiste për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.  Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se e dënon ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si akt puçist destabilizues.

Zoti Berisha shprehet se “Edi Rama po firmos kështu fundin e shpejtë dhe të merituar të një krimineli puçist.”

Postimi i plotë:

“Procesi i Edvin Droges kunder presidentit, proces i puçist antikushtetues!

Te dashur miq, pas grabitjes se zgjedhjeve, dhunimit masiv te vullnetit te shqiptareve me angazhimin e te gjithe shtetit monist, balozeve te zi te krimit dhe qindra milione euro para dorge por edhe te thesarit te shtetit, Edi Rama, kreu i meduzes se krimit te organizuar, Lukadroga i Balkanit rinisi menjehere vazhdimin e grushtit te shtetit me procesin antikushtetues te shkarkimit te presidentit te republikes.

Ne kete proces ai, duke shkelur ne menyre flagrante parimet themelore te kushtetues dhe disa nene te saj, kerkon te rrafshoje dhe institucionin e fundit qe nuk kontrollon ne Shqiperi dhe te vendos pushtetin e tij absolut te bazuar mbi krimin, drogen dhe vjedhjen e korrupsionin.

Denoj me ashpersin me te madhe kete akt puçist destabilizues dhe paralajmeroj Edi Ramen se po firmos keshtu fundin e shpejte dhe merituar te nje krimineli puçist. Sb”

Share This Article