Shkarkimi i Metës, pozita mbledh Komisionin Hetimor më 13 korrik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të hënën e 13 korrikut në orën 14:00, do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit e Republikës Ilir Meta.

Komisioni hetimor do të hetojë vendimin e presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, komisioni do të shqyrtojë edhe provat e administruara dhe opinionin e Venecias për çështjen.

Të dyja çështjet, mazhoranca i kishte dërguar për opinion në Komision e Venecias.

Komisioni paraqiti dy raporte të veçanta për secilën çështje.

Për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Komisioni i Venacias tha se Meta nuk i ka kishtekompetencat si president, ndërsa për emërimet në kushtetuese, tha kreu i shtetit kishte të drejtë.

meta-hetimi-dokument
Share This Article