Shkarkimi i Veliajt? Rama në dilemë: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të premte në selinë e PS për të zhvilluar një takim me deputetët socialistë të Tiranës.

Ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj. Burime të Top Channel nga kjo mbledhje tregojnë se Rama ka prekur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Tiranës.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë”, citohet të ketë thënë Rama duke qenë në dilemë për shkarkimin e mundshëm të Veliajt.

Kjo pikëpyetje e ngritur nga Rama për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë lidhjet edhe me një zhvillim të pritshëm se çfarë do të vendosë më 8 korrik Gjykata e Lartë për Apelin e kërkuar nga Erion Veliaj.

Share This Article