Shkarkimi, Meta padi në prokurori ndaj Kuvendit për falsifikim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të padisë në Prokurori Kuvendin për falsifikim.

Presidenti Meta është takuar me dy përfaqësuesit e tij ligjorë pak minuta pas mbarimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila u tërhoq për të marrë vendimin mbi fatin e tij dhe i kërkon të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi.

Bëhet fjalë për dokumentet e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi, për të cilat përfaqësuesi ligjor i Metës, Bledar Dervishaj tha se ishin falsifikuar. Meta thekson se ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!

“Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.
I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.
Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!
Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”, deklaron Presidenti Meta.

Share This Article