Shkarkimi nga detyra kryetarët e degëve të PS të Kukësit dhe Tropojës, sjell përplasje të ashpra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa po shkojmë pranë zgjedhjeve të 11 majit, duket se në Partinë Socialiste ka nisur një riformatim i rëndësishëm në disa qarqe të vendit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në PS-në e qarkut të Kukësit, drejtuesi politik Eduart Shalsi, ka vendosur të largojë nga detyra kryetarin e degës së PS-së në Tropojë, Egzon Bashkurtin.

Gjithashtu, nga posti i kryetarit të komanduar të PS-së në Kukës është shkarkuar edhe Albert Halilaj, i cili mban dhe detyrën e kryebashkiakut të qytetit. Kujtojmë se Halilaj ishte emëruar në këtë pozicion nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.

Nga ana tjetër, kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për këtë çështje, duke i lidhur ato me një incident të rëndë, ku një i afërm i kryebashkiakut të Kukësit është plagosur me armë zjarri.

Ndërkohë ende nuk ka informacion shtesë se përse kanë ndodhur këto lëvizje brenda Partisë Socialiste.

Share This Article