Shkarkohet dhe nuk dihet asgjë për fatin e komandantit rus që urdhëroi përdorimin e armëve kimike në Mariupol

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyra e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se është zhdukur komandanti i lartë rus, Eduard Basurin.

Sipas pretendimit të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, Basurina ishte komandanti që urdhëroi shfrytëzimin e armëve kimike në Mariupol.

Ky është vetëm një vazhdim i represionit kundër komandantëve të ushtrisë ruse, të cilët “nuk justifikuan besimin e madh” të Rusisë dhe nuk arritën të zhvillonin planin origjinal për pushtimin e Ukrainës.

“Fati i mëtejshëm i ish-komandantit nuk dihet”, shkruan më tutje në njoftim e autoriteteve ukrainase.

Ky nuk është rasti i vetëm i “zgjidhjes së çështjes” të komandantëve që nuk kanë sjell rezultatet e kërkuar prej tyre.

Basurina është zëvendëskomandanti i Korpusit të Mbrojtjes të ashtuquajturës Republikës Popullore të Donetskut.

Share This Article