Shkarkohet nga detyra Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë sot vendimin për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Me pesë vota pro Kelmendi u shkarkua nga detyra, ndërkohë vendin e tij do të zërë nga dita e nesërme prokurori Agron Qalaj.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdari ka propozuar për Ushtrues Detyre Kryeprokuror Agron Qalajn.

Shkarkimi i Besim Kelmendit vjen një ditë pasi ai mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media, në të cilën ka mohuar raportimet se ka bashkëpunuar me gjyqtaren serbe, Danica Marinkoviq, më 1999, e cila kishte në ngarkim rastin e masakrës së Reçakut. Marinkoviq punonte si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dhe e kishte cilësuar masakrën si “ngjarje të trilluar”.

Në atë masakër u vranë 45 civilë shqiptarë. Kelmendi e ka konfirmuar se gjatë ditës së mërkurë është paraqitur si dëshmitar në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me punën e tij në gjykatë në kohën kur ka ndodhur masakra. Sipas tij, në atë periudhë ishte i punësuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë si bashkëpunëtor profesional, duke theksuar se kryente punën e procesmbajtësit, ndaj i mohoi akuzat se ishte asistent i Marinkoviqit. Sipas tij, Marinkoviq ishte gjyqtarja që “zhduku provat për masakrën e Reçakut”.

Share This Article