Prefekti i Qarkut Kukës, Ali Hallaçi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave.
Vendimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, kjo detyrë do t’i besohet Albert Halilaj.
“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Albert Halilaj emërohet prefekt i Qarkut Kukës”, thuhet në vendim.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.