Shkatërrimi i “makinës së luftës” së Putin-it në dy muaj luftime të përgjakshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i viktimave në ushtrinë ruse ka kaluar shifrën 21 mijë teksa janë zhvilluar dy muaj luftime të përgjakshme në Ukrainë.

Në të dhënat e fundit të publikuar këtë të diel nga Forcat Ushtarake të Ukrainës, thuhet se deri tani

21800 ushtarë rusë janë vrarë në betejë si pasojë e rezistencës së ushtrisë ukrainase, edhe pse kjo shifër nuk është e verifikuar dhe Moska pretendon se humbjet në radhët e saj janë shumë më të vogla.

Po ashtu, Ukraina pretendon se i ka shkaktuar dëme armiqve të Rusisë edhe në makineritë ushtarake. Në të dhënat e fundit thuhet se janë shkatërruar deri tani 873 tanke ruse, 2238 automjete të blinduara, 179 avionë, 154 helikopterë dhe 408 sisteme artilerie.

Më 24 shkurt, ushtria ruse u fut në territorin e Ukrainës nga veriu, lindja dhe jugu, duke goditur menjëherë objektivat në Kiev. Megjithatë, edhe pse tashmë kemi më shumë se 60 ditë luftime sërish territoret e kontrolluara nga ushtria e Vladimir Putin janë të vogla dhe të përqendruara vetëm në lindje, ne kufirin mes dy shteteve.

Share This Article