Një grup kriminal shqiptar është shkatërruar në Australi, gjatë një operacioni në veri-perëndim të Melburnit.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, në pranga ranë 2 shtetas dhe u sekuestrua një shumë prej 300 mijë dollarësh në një pronë të Taylors Hill dhe 700 bimë kanabis.
Një prej të arrestuarve, ishte drejtuesi shqiptar 47-vjeçar, Ditan Ndreu i cili akuzohet për ‘kultivim dhe trafikim të sasive të mëdha të kanabisit’ dhe ‘posedim të produkteve të veprës penale’.
Në pranga ra edhe një grua kolumbiane 44-vjeçare, Shirley Rodriguez, e cila ishte me vizë studentore.
Ky hetim kishte nisur në qershor të këtij viti, kur Policia mori një informacion për sjellje të dyshimta në adresën në fjalë.
Gjithashtu mësohet se gjatë këtij operacioni u sekuestrua më shumë se një ton kanabis me vlerë rreth 5 milionë dollarë.