Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali, mes tyre 8 shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës, duke prerë 9 urdhër arreste. Pjesë të këtij grupi janë dhe 8 shqiptarë.

Sipas medias italiane, operacioni është bërë në rajonine Reggio Emilias. Karabinieria ekzekutoi urdhrin për ndalimin paraprak të nëntë personave, tetë me origjinë shqiptare dhe një italian, nën hetim për krimin e trafikimit të drogës. 

Autoritetet italiane aktivizuan selinë e Interpolit për të shpërndarë urdhër-arrestet në të gjithë botën, në bashkëpunim me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri.

Arrestimet dhe kërkimet aktualisht po kryhen në provincat e Reggio Emilias, Bergamos, Brescia dhe Savona, si dhe në Francë, Spanjë dhe Shqipëri, falë koordinimit operativ me autoritetet e huaja policore, veçanërisht Departamentin e Policisë Kriminale të Shqipërisë.

Operacioni, i quajtur “STURL ONE”, përfaqëson një vazhdimësi të aktiviteteve të mëparshme hetimore, të njohura si TREXIT 2019 dhe BLACK MAMBA, të cilat kishin çuar tashmë në ekzekutimin e një totali prej tridhjetë e pesë masash kufizuese në janar 2021 dhe shtator 2022.

Share This Article