ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës, Avokati i Popullit zgjidhet sot 32 minutes ago
Kancelari gjerman: Nuk do të lejojmë askënd ta ndajë Evropën, t’i ushtrohet presion Rusisë 45 minutes ago
Shkeli sekretin hetimor, qeveria e RMV-së shkarkon Kryeprokurorin Ljupco Kocevski: Vendimi i kalon Kuvendit 57 minutes ago
Europoli godet “Kartelin e Ballkanit”, të arrestuar në disa vend, sekuestrohen 5 milionë euro 1 hour ago
Lirohet nga burgu ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka 1 hour ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Shkeli sekretin hetimor, qeveria e RMV-së shkarkon Kryeprokurorin Ljupco Kocevski: Vendimi i kalon Kuvendit

albnews by albnews
11 December, 2025
in Maqedonia
0
Shkeli sekretin hetimor, qeveria e RMV-së shkarkon Kryeprokurorin Ljupco Kocevski: Vendimi i kalon Kuvendit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur për shkarkimin e Kryeprokurorit të shtetit, Ljupco Kocevski.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, duke theksuar se me këtë vendim po vazhdohet procedura që ishte ndërprerë për shkak të kufizimeve ligjore gjatë periudhës zgjedhore.

RelatedPosts

LSDM: Qeveria po i dëbon të rinjtë nga Maqedonia, ndërsa negocion për emigrantët

MPB e Serbisë thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK-së

Më 13 dhjetor protestohet në Shkup për ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë

Qeveria i propozon Kuvendit që ta shkarkojë Kocevskin nga funksioni i Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa më vonë Parlamenti duhet ta votojë propozimin.

Zëdhënësja Miteva tha se kryeprokurori ka shkelur dinjitetin e këtij funksioni me shkeljet e rënda.

“Kemi konstatuar shpalosje të paautorizuar të informacioneve dhe të dhënave për çështjet gjyqësore, duke shkelur kështu detyrimin për mbrojtjen e sekretit të procedurës sipas ligjit. Kjo ka sjellë dëmtim të imazhit të Prokurorisë Publike dhe imazhit të tij personal. Mungesa e veprimit në përputhje me detyrimet e parashikuara në Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare është një tjetër shkelje. Si pasojë e shkeljeve të kryera, funksionaliteti i dëmtuar i Prokurorisë Publike është evident dhe integriteti i saj është dëmtuar seriozisht”, thotë Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë së RMV.

Kryeprokurori thotë se vendimi është i pabazuar dhe politik.

“Ky është një vendim i tyre politik. Unë do të vazhdoj të punoj sipas ligjit, me drejtësi dhe ndershmëri. Kushti për të më shkarkuar është që të kem bërë shkelje të rëndë disiplinore, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publik nuk ka bërë një konstatim të tillë”, thotë Lupço Kocevski, kryeprokuror i RMV-së.

Kjo procedurë ishte njoftuar fillimisht më 1 gusht, por u pezullua përkohësisht. Kujtojmë se më 29 korrik Parlamenti votoi për interpelancë në lidhje me punën e Kocevskit, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen.

Pas tragjedisë në Koçan, Kryeministri Hristijan Mickoski kishte njoftuar për pezullimin e procedurës për të lejuar Prokurorinë të përqendrohej në hetim që të mos humbiste kohë.

Tani, çështja e shkarkimit të Lupço Kocevskit, pas vendimit të Qeverisë, kalon për votim përfundimtar në Kuvend.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës, Avokati i Popullit zgjidhet sot

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës, Avokati i Popullit zgjidhet sot

11 December, 2025
Kancelari gjerman: Nuk do të lejojmë askënd ta ndajë Evropën, t’i ushtrohet presion Rusisë

Kancelari gjerman: Nuk do të lejojmë askënd ta ndajë Evropën, t’i ushtrohet presion Rusisë

11 December, 2025
Shkeli sekretin hetimor, qeveria e RMV-së shkarkon Kryeprokurorin Ljupco Kocevski: Vendimi i kalon Kuvendit

Shkeli sekretin hetimor, qeveria e RMV-së shkarkon Kryeprokurorin Ljupco Kocevski: Vendimi i kalon Kuvendit

11 December, 2025
Europoli godet “Kartelin e Ballkanit”, të arrestuar në disa vend, sekuestrohen 5 milionë euro

Europoli godet “Kartelin e Ballkanit”, të arrestuar në disa vend, sekuestrohen 5 milionë euro

11 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result