Një super ndeshje ka zhvilluar Kristjan Asllani në debutimin e tij në Seria A si titullar me Interin, por ekipi i tij dështoi përballë Romës e cila fitoi 1-2 në San Siro.
Shqiptari luajti për 77 minuta dhe iu afrua dhe golit në një ndeshje ku dha gjithçka dhe që pritet ti japë dorë për të ardhmen.
Interi pëson kështu një tjetër humbje në kampionat, ndonëse zhvilloi një përballje dinjitoze përballë kryeqytetasve të uritur për fitore.
Zikaltrit kaluan të parët në avantazh, por Dybala nxorri nga repertori një perlë dhe barazoi rezultatin në minutën e 39.
Ndonëse Interi ishte pak më superiore në pjesën e dytë, ishin miqtë ata që gjetën golin e dytë falë një goditje me kokë të Smalling.
Kjo humbje rëndon shumë për zikaltërit dhe për pankinën e Inzaghit që tashmë ndodhet në shënjestrën e drejtuesve.