Shkëlqimi dhe rënia e Boris Johnson/ Konservatorët: Të ikë që sot, Zoti e di ç’mund të bëjë deri në vjeshtë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Boris Johnson ka pranuar sot të japë dorëheqjen, pas një sërë largimesh nga kabineti i tij.

Ndërkohë dy ish-ministra konservatorë janë shprehur për The Guardian se mendojnë se nuk është e mundur që Johnson të qëndrojë deri në vjeshtë.

“Ai duhet të largohet sonte, Raab duhet të marrë përsipër”, tha njëri prej tyre.

Një tjetër tha: “Ai duhet të dorëzojë vulat e detyrës sot dhe të shkojë. Kështu ne mund të kemi një kryeministër në detyrë”.

Një tjetër burim shumë i lartë konservator që ka qenë me Johnson gjatë 48 orëve të fundit tha se sjellja e tij nënkuptonte se ishte e rrezikshme për vendin që ai të vijonte të qëndronte në detyrë deri në vjeshtë.

“Sjellja e tij në 48 orët e fundit ishte e pamatur dhe e çrregullt. Atij nuk mund t’i besohet drejtimi i vendit deri në vjeshtë. Zoti e di se çfarë do të bëjë”, tha ai, raporton The Guardian.

Një ish-këshilltar i qeverisë tha se ishte “e rrezikshme” që Johnson të qëndronte në post. Një tjetër ish-ministër e quajti atë “një turp”.

Ndërkohë, Nicola Sturgeon, ministrja e parë e Skocisë, thotë se mendon se “nuk është e qëndrueshme” që Boris Johnson të qëndrojë kryeministër deri në vjeshtë.

Share This Article