Shkëlqimi i Berishës në Norvegji, dy gola e dy asistime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Veton Berisha ka pasur një ndeshje të madhe të dielën në Norvegji. Ai shënoi dy gola dhe bëri dy asistime në fitoren 4:1 të Vikingut ndaj Valerengas. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të elitës së Norvegjisë.

Berisha, që është kapiten i skuadrës, shënoi golin e parë në fund të pjesës së parë. Në minutën e 57-të siguroi penallti dhe e konkretizoi në gol. Kosovari asistoi në dy golat e fundit.

Reprezentuesi i kohëpaskohshëm i Norvegjisë, Berisha, ka arritur në shifrën e pesë golave në shtatë paraqitje. Vitin e kaluar ai shënoi 16 gola në 28 ndeshje dhe tani është në rrugë të mirë për një edicion tjetër të madh.

Share This Article