Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Turqi mbi 48 miliardë lekë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë, gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2020, llogariten gati 48.4 miliardë lekë.

Sipas raportit të tregtisë së jashtme të publikuar nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), shkëmbimet tregtare me Turqinë zënë 6,8% të gjithë vëllimit tregtar.

Sipas INSTAT-it, eksportet gjatë kësaj periudhe llogariten 2,1 miliardë lekë, me një rritje prej 400 milionë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga Turqia, Shqipëria ka eksportuar kryesisht materiale ndërtimi dhe metale, por edhe minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.

Të dhënat tregojnë se Turqia ka qenë një treg i rëndësishëm për importimin e mallrave të ndryshme drejt Shqipërisë. Gjatë periudhës janar-tetor nga Turqia u importuan 46.3 miliardë lekë mallra.

Nga Turqia, Shqipëria ka importuar kryesisht tekstile dhe këpucë, si dhe produkte kimike dhe plastike. 

Share This Article