Lajmi i dha fund “muajve të pasigurisë dhe vuajtjes për ta”, tha kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss.
Arabia Saudite tha se kishte ndërmjetësuar një shkëmbim midis Rusisë dhe Ukrainës të 10 të arrestuarve, përfshirë pesë britanikë.
Aiden Aslin, John Harding dhe Shaun Pinner, të cilët u kapën ndërsa luftonin me forcat ukrainase, ishin midis të liruarve.
Identiteti i dy shtetasve të tjerë të Britanisë së Madhe të liruar mbetet i panjohur. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka konfirmuar detaje për asnjë nga shtetasit britanikë apo procesin që çoi në lirimin e tyre.
Ai erdhi si pjesë e një prej shkëmbimeve më të rëndësishme të të burgosurve të luftës deri më tani, me 215 ushtarë ukrainas të liruar – duke përfshirë komandantët e regjimentit Azov, i cili mbronte Mariupolin – nga Rusia.
Në këmbim, Ukraina dorëzoi 55 ushtarë rusë, si dhe politikanin dhe oligarkun ukrainas pro-Kremlinit, Victor Medvechuk, i cili përballej me akuzat për tradhti.
Janë shfaqur foto që tregojnë tre të arrestuarit duke mbërritur nga një aeroplan në Riad të Arabisë Saudite, duke u shoqëruar nga një grup zyrtarësh sauditë.
Pamjet janë parë nga familjarët dhe miqtë e britanikëve të cilët më herët kishin frikë se do të vriteshin.
Që të martën, në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë thashethemet se dënimi me vdekje që ata po përballeshin ishte kryer.