Albania
Shkenca në zemër të qeverisë, apo qeveria në krye të shkencës?
Nga Irena Beqiraj
Një ministri për Shkencën edhe Kërkimin Shkencor, në pamje të parë duket një ide shumë interesante po aq sa edhe e rrezikshme .
E konsideroj interesante sepse dy dekadat e fundit ka pasur një rritje të sistemeve të këshillimit shkencor për qeveritë, si dhe shtim të “ndërmjetësve të njohurive”, ose organeve që punojnë për të përmirësuar përdorimin e kërkimit shkencor në politik-bërje por edhe se eksperienca botërore tregon se, shkenca ka gjasa të lulëzojë më shpejt në një mjedis kërkimor të centralizuar, i cili nevojën për mbështetje publike, organizim efektiv dhe llogaridhënie politike e balancon me pavarësinë shkencore dhe diversitetin institucional.
E konsideroj të rrezikshme sepse mjedisi kërkimor i centralizuar mbart rrezikun e përafrimit të shkencës me objektivat politike , duke rrezikuar ta lidhë atë me qëllimet partiake të shumicës qeverisëse. Një rrezik tjetër i centralizimit të kërkimit shkencor mund të lidhet me përqëndrimin e tij tek nevojat utilitare të qeverisë, duke gërryer kështu mbështetjen për investimet afatgjata në kërkimin bazë eksplorues i cili edhe pse nuk lidhet me nevoja utilitare të momentit është jashtëzakonisht të dobishëm për shkencën .
Edhe pse jo gjithmonë objektivat politike kanë rezultuar të këqija për shkencën, ato shpesh e kanë larguar shkencën dhe burimet publike të lidhura me të, nga cështjet jashtë fokusit të qeverive. Për shembull, programi hapësinor i cili në thelb ishte një program kërkimor dhe inxhinierik i aplikuar, u drejtua nga objektivat politike në SHBA-së edhe dinamika e Luftës së Ftohtë. Megjithatë ai mbështeti dhe stimuloi kërkimin shkencor të të gjitha llojeve duke frymëzuar një brez studiuesish të rinj për të bërë karrierë në fizikë, matematikë dhe inxhinieri. Sikurse duhet thënë se ndërthurja e thellë e shkencës me qëllimet teknologjike dhe ushtarake të qeverisë e largoi shkencën edhe burimet publike me të cilat ajo financohej të fokusoheshin në përmirësimin e kushteve sociale dhe mjedisore.
Ndërsa pavarësia shkencore, përpiqet ta mbajë shekencën larg nevojave politikëbërjes, sfidat të cilat kanë nevojë për njohuri kërkojnë angazhim më të madh të gjithë korpusit shkencor në proceset e politikë bërjes.
Ndaj qe martesa “shkencë- politikë ” te funksionojnë duhen te sigurohen mekaniza që shkenca të ruajë pavarësinë e mjaftueshme për të ruajtur integritetin e saj, duke demonstruar rëndësinë dhe reagimin e saj ndaj nevojave publike edhe politike.
A ofron projktligji I ri mbështetjen e qeverisë për shkencën duke e konsideruar atë një ” partner sokratik” në politikëberje , apo thjesht shtrin kontrollin e qeverisë edhe mbi kërkimin shkencor?
Po ndalem tek një fakt i thjeshtë por shumë domethënes:
Detyra të rëndësishme si : orjentimi i politikave mbështetëse për shkencën dhe kërkimin shkencor ; rekomandimet për përcaktimin e fushave prioritare shkencore dhe mekanizmat e financimit të tyre ; rekomandimet per hartimin e e strategjive dhe programeve afatmesme të shkencës dhe kërkimit , si dhe të monitorimi I sistemin kombëtar të shkencës dhe kërkimit, do të kryhen nga Këshilli Kombëtar për Shkencën edhe Kërkimin Shkencor. Këto detyra në vetvete kërkojnë që këshilli të drejtohet dhe të kishte në përbërje njerëz me mendje shkencore, në vend të të emëruarve politikë.
Paradoksalisht projektligji përcakton që Kryeministri që asnjë ditë të jetës së tij nuk është marrë me shkencë të jetë në krye të Këshillit për Shkencën dhe kërkimin Shkencor. Por jo vetëm kaq , 7 antarë të tjerë të Këshillit janë ministra të cilët rrallë ndonjëhërë në historinë e qeverive shqiptare kanë lidhje qoftë edhe periferike më shkencën. Ndërkohë antarët e tjerë të komitetit ose caktohen nga ministrat ose zgjidhen nga stafet e agjensive në varësi të qeverisë.
E pra ai që duke pire verë, në Turqi, Dubai apo në vilën qeveritare në Dhërmi përcakton sa do të kushtojë tuneli, porti, rruga, apo kush do të marrë Sazanin apo Zvërnecin, po duke pirë verë do të përcaktojë synimet pse jo hipotezat dhe rezulatet atij pak kërkimi shkencor që kemi.
Edhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe shkenca nuk mund të ishte një ishull I pavarur në një autokraci personaliste, përkundrazi nga sot e tutje autokrati do të jetë zemra e shkencës.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
