ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 57 minutes ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 60 minutes ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 1 hour ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 7 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Shkencëtarët: Asteroidi 2024 YR4 nuk përbën më kërcënim për Tokën

albnews by albnews
26 February, 2025
in Bota
0
Shkencëtarët: Asteroidi 2024 YR4 nuk përbën më kërcënim për Tokën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkencëtarët thonë se Toka nuk rrezikohet më nga një asteroid i zbuluar kohët e fundit. Pas dy muajsh vëzhgimesh, shkencëtarët kanë përjashtuar pothuajse çdo mundësi rreziku për planetin tonë nga asteroidi 2024 YR4, thanë të martën NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Gjatë javëve të kaluara, përllogaritjet paraprake të shkencëtarëve tregonin për një shkallë prej 3% të shanseve që asteroidi të përplasej me planetin tonë në vitin 2032, duke kryesuar listën e rreziqeve nga asteroidet. Agjencia Evropiane e Hapësirës i ka ulur shanset në 0,001% ndërsa NASA thotë se rreziku i përplasjes është afro 0,0017%. Përllogaritjet tregojnë se asteroidi do të kalojë pranë Tokës në vitin 2032 dhe nuk ka asnjë kërcënim për përplasje gjatë shekullit të ardhshëm.

RelatedPosts

Flamuri i ri i Sirisë ngrihet në ambasadën në Londër

Bosi shqiptar i drogës u vodhi disa ton hashash, ish-komandot e Ushtrisë Franceze e marrin peng: Ndërhyn Europol

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Paul Chodas, i cili drejton Qendrën e NASA-s për Studimet e Objekteve Afër Tokës, tha se nuk ka asnjë mundësi që probabiliteti të rritet dhe se është përjashtuar mundësia e një përplasje në vitin 2032, përcjell A2.

“Ky është rezultati që e prisnim gjatë gjithë kohës, megjithëse nuk mund të ishim 100% të sigurt se do të ndodhte”, tha ai përmes një emali.

Por ende ekziston një shans prej 1.7% që asteroidi të mund të godasë hënën më 22 dhjetor 2032, sipas NASA-s. Zoti Chodas pret që shanset të zbehen edhe në këtë rast.

Teleskopët në mbarë botën do të vazhdojnë të gjurmojnë asteroidin ndërsa largohet nga sistemi ynë. Teleskopi Hapësinor Webb do të përpiqet muajin e ardhshëm që të përcaktojë me saktësi madhësinë e asteroidit i cili pritet të zhduket së shpejti nga objektivi i teleskopëve.

I zbuluar në muajin dhjetor, asteroidi besohet të ketë një madhësi 40 metra me 90 metra që qarkullon në sistemin tonë çdo katër vjet.

“Ndërsa asteroidi 2024 YR4 nuk përbën më një rrezik të konsiderueshëm të përplasjes me Tokën, ai ofroi një mundësi të paçmuar” për hulumtime, tha NASA në një deklaratë./ Zëri i Amerikës 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result