Britania mund të përballet me variante edhe më super infektive të koronavirusit pasi infeksionet në gjithë globin po rrisin shanset që patogjeni të shndërrohet në formë të tillë që të mundë sistemin imunitar dhe vaksinat. Këtë shqetësim ndajnë shkencëtarët britanikë së fundmi duke parë situatën me virusin.
Më shumë se 90 milion raste me Covid janë regjistruar në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, me numra që rriten me 33.8 përqind vetëm në dy muajt e fundit.
Dhe rastet spirale do të shkaktojnë më shumë mutacione sepse i jep virusit më shumë mundësi të evoluojë. Ekspertët kanë frikë se kjo mund të bëjë vaksinat të padobishme. Shkencëtarët kryesorë britanike thonë se vaksinat e deritanishme mund të kenë efekt tek ndonjë prej varianteve por tek të tjerat mund të rezultojë më pak efektiv.
Britania tashmë është goditur nga dy variante shumë infektive, duke përfshirë një që u shfaq për herë të parë në Kent dhe një tjetër nga Afrika e Jugut. Frika po rritet gjithashtu për një variant të ri brazilian, i cili ende nuk është konfirmuar me raste.
Varianti Kent – i quajtur B.1.1.7 – u bë koronavirusi më mbizotërues në Britani dhe përhapja e tij e shpejtë nxiti në një tjetër bllokim kombëtar. 36 raste të një super-lloji të dytë varianti nga Afrika e Jugut – me emrin B.1.351 janë identifikuar gjithashtu në Britani.
Epidemiologu Ali Mokdad nga Universiteti i Uashingtonit, paralajmëron se laboratorët në të gjithë botën po regjistrojnë më shumë variante të virusit për shkak të numrit spiral të infeksioneve.
Në intervistën për Daily Mail ai tha: Po shohim që kemi më shumë qarkullim të virusit dhe kjo do të thotë më shumë shanse për mutacione.
Shkencëtarët kanë frikë se mutacionet mund të mposhtin imunitetin e shkaktuar nga vaksinat. Nuk ka asnjë provë se ndonjë prej varianteve është më vdekjeprurëse, por sipas shkencëtarëve do të ketë më shumë viktima, sepse ka të ngjarë të infektohen më shumë njerëz.
Të gjithë viruset evoluojnë në mënyrë që të mbijetojnë. Ka pasur shumë mutacione të Sars-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, që kur u shfaq në 2019, disa më të rëndësishëm se të tjerët.
Sidoqoftë, kjo duhet të pritet sipas ekspertëve, pasi ky virus është një virus ARN, si gripi dhe fruthi, dhe këto viruse tentojnë të shndërrohen dhe të ndryshojnë.
Mutacionet zakonisht ndodhin rastësisht, dhe presioni mbi virusin për të evoluar rritet nga fakti që kaq shumë miliona njerëz janë infektuar.
Ndonjëherë mutacionet mund të çojnë në versione më të dobëta të një virusi, dhe madje mund të ndodhë që ndryshimet të jenë aq të vogla sa të kenë pak ndikim në mënyrën se si ai sillet. Por varianti i ri në Britani është më i transmetueshëm, dhe mendohet se e njëjta gjë mund të jetë për variantin brazilian.
Profesori amerikan Trevor Bedford, i cili studion viruset dhe si evoluojnë ato, thotë se llojet e reja të virusit duket se po zhvillohen në të njëjtin drejtim.
Varianti i dalë në Britani posedon tetë mutacione në proteinën e tij spike (të cilën virusi përdor për të pushtuar qelizat).
Varianti që shfaqet në Afrikën e Jugut ka shtatë mutacione (proteina spike).
Varianti që shfaqet në Brazil ka 10 mutacione (proteina spike).
Për shkak të vijimit të infektimeve, shkencëtarët thonë se kjo lë të kuptohet se këto (mutacione) kanë të bëjnë me infeksione kronike që vijnë nga burime të shumta.
Ekspertët shqetësohen se mutacionet e reja mund të bëjnë përfundimisht rezistencë ndaj vaksinave të zhvilluara për të luftuar llojin origjinal të virusit.