Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mjekët mund të mos dinë të diagnostikojnë një seri potencialisht serioze të çrregullimeve të trurit të lidhura me koronavirusin.
Komplikime të rënda neurologjike – përfshirë inflamacionin, psikozën dhe delirin – u zbuluan në 43 raste të pacientëve me Covid-19 nga studiues në University College London (UCL).
Sipas studimit, individët pësuan ose mosfunksionim të përkohshëm të trurit, goditje në tru, dëmtim nervi ose efekte të tjera serioze të trurit.
Dr. Michael Zandi, nga Instituti i UCL i Neurologjisë tha se mbetet ende për t`u parë nëse “do të shohim një epidemi në një shkallë të madhe të dëmtimit të trurit të lidhur me pandeminë – mbase e ngjashme me shpërthimin e encephalitis lethargica në vitet 1920 dhe 1930 pas pandemisë së gripit të 1918”.
Korrespodenti mjekësor i BBC-së, Fergus Walsh, kohët e fundit raportoi se po bëhej gjithnjë e më e qartë se koronavirusi mund të shkaktojë një gamë të madhe të problemeve neurologjike./BBC