Shkencëtarët zbulojnë stinën gjatë së cilës u zhdukën dinozaurët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Asteroidi që vrau dinozaurët 66 milionë vite më parë e goditi planetin në stinën e pranverës. Në këtë përfundim kanë arritur kërkuesit e universitetit të Dakotës së Veriut në SHBA pas analizimit të fosileve të peshkut shpatë dhe bli.

Në momentin e rënies së asteroidit në Meksikë me një shpejtësi prej 43.452 km/h, dallgët gjigande bënë që sedimentet të groposnin peshqit dhe t’i ruanin në një gjendje thuajse të përsosur.

Duke përdorur rrezet X, ekipi mundi të studionte si po rritej skeleti i tyre dhe të përcaktonin stinën kur ngordhën. Analiza e izotopëve të karbonit treoi që peshku shpatë ushqehej me zooplankton, i cili gjendet më shumë në pranverë-verë. Ndërsa skeleti i tij nuk ishte i rritur, çka do të thoshte se nuk kishte mbërritur ende sezoni i ushqimit, ndaj ngordhja ka ndodhur në pranverë.

Mendohet se zogjtë dhe gjitarët primitivë në hemisferën jugore mund t’i kenë mbijetuar zhdukjes sepse po përgatiteshin për dimrin./tvklan.al

Share This Article