Shkenctari britanik ngre alarmin: Nuk mund të fshihemi përgjithmonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskëshilltari shkencor në Home Office, Rupert Shute ka parashikuar se 80 përqind e njerëzve do ta infektohen nga koronavirusi dhe se nuk mund të fshihemi përgjithmonë. 

Kjo deklaratë ka nxitur opinion kritik britanik, rreth izolimit për shkak të koronavirusit.

Duke folur me zyrtarët e pasaportave në përpjekje për t’i nxitur ata të kthehen në punë, Shute tha që ndërsa qëndrimi në shtëpi ishte i rëndësishëm “edhe ne duhet të vazhdojmë të funksionojmë jetën tonë”.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili drejton ekzekutivin përkohësisht, në vend të kryeministrit Boris Johnson i cili gjendet në siptal duek u trajtuar për Covid-19, tha se masat e kufizimit të lëvizjes do të vazhdojnë edhe javën tjetër, duke pohuar se është ende shumë herët për t’i hequr ato.

Megjithatë, Raab shtoi se shkencëtarët dhe ministrat shpresonin të kishin prova të mjaftueshme deri në fund të javës tjetër, për të filluar rivlerësimin se sa do të duhet të zgjasë kjo gjendje.

OBSH-ja ka paralajmëruar për një recession të thellë ekonomik si pasojë e kësaj situate, ndaj disa ligjvënës vendas, kërkojnë zbutjen e izolimit.

Share This Article