Skuadra e Shkëndijës nuk arriti të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, pasi pësoi disfatë 1-2 në takimin e dytë, të zhvilluar në Shkup.
Fillimi i ndeshjes i takoi skuadrës mysafire të Nome Kalju, i cili kaloi i pari në epërsi në minutën e gjashtë me golin e realizuar nga Maksimilano Ugge. Deri në fund të pjesës së parë edhe pse Shkëndija kishte më shumë prej lojës , nuk arriti të barazojë shifrat në 1-1.
Trajneri Qatip Osmani, në fillim të ndeshjes solli Valmir Nafaiu në vend të Husmanit për të sjell më shumë presion te porta mysafirë, por që nuk rezultoi me sukses. Pak më vonë Stenio Zhunior u inkuadra në lojë të Besart Ibraimi, I cili nuk arinte të luajë në nivelet e vitit të kaluar kur vendosi disa ndeshje , posaqërisht kundër TNS, kur shënoi 4 gol. Dhe ndryshimi erdhi në minutën e 62-të kur kapiteni mysafirë Maksimiliano Ugge luajti me dorë në zonën e rrezikut dhe arbitri mysafirë tregoi në pikën e bardhë. Realizator i suksesshëm ishte Agim Ibraimi, i cili shënoi golin e tij të dytë në fanellën e Shkëndijës në këtë sezon, pasi që edhe në takimin e parë shënoi nga pika e bardhë. Dhe kur të gjithë pritnin sinjalin për përfundimin e ndeshje, Liuliu shënoi golin e dytë për mysafirët, të cilët falë golit në transfertë siguruan kualfikimin në raundin e dytë./Alsat/