Shkodër/ Festë me motora, “Biker Fest” u rikthye pas katër vitesh në qytet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 4 vitesh mungesë, në Shkodër u rikthye sërish grupi i motoristëve “Shqiponjat e Rrugëve” teksa promovimin e bukurive shqiptare e bëjnë përmes lëvizjes me motor.

“Biker Fest” solli në këtë qytet dhjetra motorë të markave të ndryshme botërore, adrenalinë të madhe, shumë festë dhe muzikë në sheshin para bashkisë.

Për Gentian Leva drejtuesin e grupit, pasioni për motorët është i trashëguar nga babai.

Edhe për Kujtimin nga Tirana, pasioni për motorët është i hershëm ndërsa veçon edhe kodin e përshëndetjes që kanë motoristët në mbarë botën.

Qytetarët shijuan festën me muzikë nga artistë të ndryshëm deri në orët e vona të mbrëmjes.

Share This Article