Shkodër, makina kthehet në bibliotekë të lëvizshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Makinat e konfiskuara nga trafikantët e drogës po kthehen në biblioteka të lëvizshme.

Ditën e sotme, në Shkodër u zhvillua ceremonia e dorëzimit të makinës së transformuar tashmë në bibliotekë të lëvizshme.

Republika Federale e Gjermanisë përmes GIZ-së po mbështet qeverinë shqiptare në luftën kundër flukseve të paligjshme financiare, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në zona veçanërisht të prekura.

Ripërdorimi i aseteve të konfiskuara për qëllime sociale, po kryhet në bashkëpunim të ngushtë me bashkinë Shkodër, Agjencinë Shqiptare për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara dhe Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Biblioteka e lëvizshme është krijuar për të përmirësuar qasjen në arsim në komunitetet e thella. Përzgjedhja e librave bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë. Kjo siguron që biblioteka e lëvizshme të përmbajë libra që janë pjesë e programit të leximit të shkollave./ATSH/

Share This Article