Shkodra mbetet blu, Bardh Spahia zyrtarisht kryetar bashkie

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfundon zyrtarisht numërimi në Shkodër. Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” është zgjedhur kryebashkiak i Shkodrës.

Me gati 20 mijë vota, kandidati i Komisionit i Rithemelimit të PD-së mundi në garë Majlinda Angonin e Partisë Socialiste dhe atë të PD-së, Xhemal Bushati.

Në një deklaratë për mediat, direkt pas përfundimit të numërimit, Spahia deklaroi se dera e bashkisë do të jetë e hapur për të gjithë edhe për demokratët që nuk e votuan, ndërsa tregon edhe punën e parë që do të bëjë.

“Në këtë ditë historike dhe kthese për demokracinë shqiptare për opozitarizmin e vërtetë shqiptar, jo vetëm shkodranët. Falënderim për aleatët, gazetarë dhe komisionerët e përfshirë në mbrojtjen dhe garantimin dhe mostjetërsimin e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës. Ju garantoj se nga nesër unë do të jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Një thirrje për ata që nuk më votuan dhe ato demokratë që humbën rrugën, dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Nga sot, fillon një ndryshim i madh në gjithë Shqipërinë. Puna e parë që do të bëj, do të komunikoj siç duhet me qytetarët dhe do t’u japim zgjidhje problematikave”.

Share This Article